Pesë nobelistë thirrje për shpëtimin e trashëgimisë kulturore

Pesë nobelistë thirrje për shpëtimin e trashëgimisë kulturore

Një ditë para konferencës së Abu Dabit për trashëgiminë në rrezik, pesë fitues të çmimit Nobel u kërkuan sot të gjithë pjesëmarrësve të merrnin përsipër përgjejgësitë e tyre përballë kësaj sfide historike dhe të reagojnë për të mbrojtuar trashëgimitë kulturore të njerëzimit.

Bashkëdrejtuar nga Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nën patronazhin e UNESCO-s, konferenca e Abu Dabit do të mbledhë të premten dhe të shtunën përfaqësuesit e 40 vendeve që do të diskutojnë për një fond të veçantë prej 100 milionë dollarësh dhe një rrjet ndërkombëtar për mbrojtjen e trashëgimive të kërcënuara nga konfliktet.

“Në Bamiyan (Afganistan), Mosul (Irak), Palmyre (Siri), Tombouctou (Mali) dhe gjetkë shumë vepra janë shkatërruar dhe gjithë njerëzimi mbarë është prekur”, shkruajnë pesë fituesit e çmimit Nobel mes të cilëve dhe Aung San Suu Kyi, ish-opozitarja që ka marrë postin e ministres birmane të Punëve të Jashtme.

Përveç Suu Kyi, teksti është nënshkruar nga Kofi Annan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe fitues çmimit Nobel për Paqe në 2001, Helen Johnson Sirleaf, presidente e Liberisë dhe Nobeli për Paqen në 2011, Orhan Pamuk, shkrimtar turk dhe Nobeli për Letërsinë në 2006 dhe Mario Vargas Llosa, shkrimtar peruan dhe Nobeli për Letërinë në 2010.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy