Përkujtohet në 43-vjetorin e vdekjes kleriku Ernest Çoba

Përkujtohet në 43-vjetorin e vdekjes kleriku Ernest Çoba

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli në vëmendje 8 janarin e vitit198, datë kur ndërroi jetë Imzot Ernest Çoba, kryeipeshkëv i Shkodrës, Kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë.

Çoba lindi në 1913-n në Laç (Vau i Dejës) dhe arsimimin e kreu pranë Kolegjit Saverian dhe Seminarit Papnor në Shkodër. Në vitin 1936 u shugurua meshtar dhe gradualisht iu besuan detyra të rëndësishme nga Kisha Katolike. Fillimisht shërbeu si mësues i besimit në Seminarin Papnor deri më 1946, më pas në Arkidioqezën e Shkodrës, në vazhdim si sekretar i përgjithshëm i Kryesisë së Kishës Katolike Shqiptare.

Në vitet më të vështira të Kishës Katolike (1956), pas shkëputjes së varësisë nga Vatikani, u emërua në krye të saj.

Ipeshkëv Zef Simoni dëshmon se Imzot Ernest Çoba do të dënohej me akuzën se kishte ruajtur marrëdhënie të fshehta me Selinë e Shenjtë (Vatikanin) përmes Legatës Italiane në Tiranë, me anë të së motrës dhe me këtë pretendim do të dënohej me 25 vjet heqje lirie, me konfiskimin e pasurisë dhe me heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot fotografi (me dy pamje) të Imzot Ernest Çobës, vizatim i tij i  punuar me laps, kërkesë për takim drejtuar ish-kryetarit të Këshillit të Ministrave, Ramiz Alia, si edhe fragmente nga dispenca e nënshkruar prej tij, e titulluar “Katekizmi i mësimit të krishtenë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy