
Këngëtari/ pianisti 22-vjeçar Kodi Lee u shpall fituesi i Sezonit të 14-të të “America’s got Talent”.
Lee, i cili është i verbër dhe ka autizëm, fitoi një çmim prej 1 milion dollarësh, një shfaqje "AGT" në Las Vegas dhe admirimin e jurisë e të publikut për talentin e tij të pakrahasueshëm.



