
Në vigjilje të Pavarësisë së Kosovës, në ambientet e kryeministrisë u hap sonte ekspozita e titulluat ‘Në emër të Lirisë’ me pikturat e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimit, të bëra gjatë kohës që ai po qëndron në paraburgimin në Hagë.
Në fjaën e tij, kryminsitri Edi Rama tha se i vjen mirë që Shqipëria është bërë një ndër vendet mikpritëse të kësaj ekspozite, ndërsa tha se ai dhe komandantët e tjerë të UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Më vjen jashtëzakonisht mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit, njërit prej katër komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht si rezultat i një historie të gjatë për tu treguar sot. Edhe një fati të shënjuar nga barra më e madhe. Është një nder që sot këtu kemi bashkëshorten, bashkëluftaren dhe bashkëvuajtesen e Rexhep Selimit se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një luftëtar gruaja e të cilit vjen për të mbushur boshllëkun, por kemi të bëjmë me një çift luftëtarësh.
Ekspozita në kushte e izolimit dramatik siç është ai në Hagë, dhe pastaj bujaria për ta ndarë këtë me të tjerët janë vërtet prekëse. Është privilegj që na u dha kjo mundësi dhe do isha mirënjohës nëse Andi dhe Learti nuk do ta linin me kaq, por në ditët kur këto punë të jenë të varura në këto mure të përpiqen të krijojnë në këtë hapësirë një seri ngjarjes, takimesh, komunikimesh për atë që është historia jo thjesht e Rexhep Selimit, por e Kosovës, e lidhur edhe me UCK. Më vjen mirë që ne bëhemi mikpritësit e kësaj serie eventesh”
Rama i cilësoi këto piktura, si “lutje me ngjyra e jo për mëshirë”.
Të tilla janë këto vepra që unë do t’i quaja lutje me ngjyra, lutje jo për mëshirë, jo për drejtësi, por lutje për njerëzillëk, edhe për mundësinë e një udhëtimi brenda vetes që e kemi shumë të vështirë, në të përditshmen, ku vetja jonë është e lidhur me shumë të tjera, ku është detyruar të përshtatet e përballet me gjithëfarëlloj pengesash, të cilat të bëjnë të harrosh se përveç asaj veteje që hyn në marrëdhënie me të tjerët, është edhe ajo zona ku je vetëm ti dhe vetja jote.
Janë 153 pikturat të cilat Selimi i ka pikturuar gjatë dy viteve sa gjendet në Hagë.



