Shtëpia maksimaliste e artistes burleske Dita Von Teese (FOTO)

Shtëpia maksimaliste e artistes burleske Dita Von Teese (FOTO)

Që kur hyri për herë të parë në botën e burleskës në fillim të viteve '90, Dita Von Teese është bërë një ikonë stili e njohur në të gjithë botën, duke sjellë një përzierje unike të estetikës tradicionale pin-up dhe punk në shfaqjet dhe në veshjet e saj personale. Pra, nuk është çudi që shtëpia e saj në Los Anxhelos është një përzierje tërheqëse stilesh, plot me mobilje antike, dekorime vezulluese dhe gjetje të papritura.

"Unë kam fobi nga muret e bardha në shtëpi. Jam maksimaliste, dua ngjyra dhe ngazëllim në dhoma”, thotë Von Teese, sipas CNN.

Kur bëhet fjalë për ngjyrën, Von Teese përqafon të gjithë spektrin. Në dhomën e ngrënies: mure blu dhe tryeza e karrige me të kuqe gjaku; një dhomë rozë që të kujton shkëlqimin e viteve '50; kuzhina kombinon mure e pajisje të gjelbra dhe dekorime të tjera bakri. Kafshë të balsamosura, llambadarët, mobilje të guximshme prej kadifeje dhe rafte të frymëzuara nga Art Deco, plot këpucë.

Von Teese thotë se është e prirur më tepër për tiparet origjinale të shtëpisë, sesa ato bashkëkohore.

"Më pëlqen të ndjej sikur po jetoj në këtë shtëpi si dikush ka bërë në vitet '20 ose '30. Pati kuptim për mua që të shtëpinë e dikujt që ka jetuar këtu për kaq kohë dhe ka rritur fëmijët e tyre këtu. Pronari madje u martua këtu", tha Von Teese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy