“Muzikë nga vitet e stuhishme” koncert me veprat e artistëve Dhora Leka, Simon Gjoni e Nikolla Zoraqi, në TKOB

“Muzikë nga vitet e stuhishme” koncert me veprat e artistëve Dhora Leka, Simon Gjoni e Nikolla Zoraqi, në TKOB

“Muzikë nga vitet e stuhishme”, koncerti me muzikën më të mirë shqiptare të kompozuar ndër vite, erdhi mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, u rikthyen kompozimet e artistëve shqiptarë ikonë, si Dhora Leka, Simon Gjoni dhe Nikolla Zoraqi, me koncertin “Muzikë nga vitet e stuhishme”, në koncertin që do të jetë mbrëmjen e së enjtes.

U interpretuan vepra si “E lirë u ngrit toka jonë”, “Uvertura me temat heroike”, “Cuca e Maleve” e deri te opera-baleti autobiografik “Një jetë në stuhi” e Dhora Lekës, ilustruar me projektime fragmentesh dhe foto ilustruese, vlerësime nga personalitet dhe artistë që kanë interpretuar muzikën e tyre ndër vite.

Koncerti memorial, me përzgjedhje veprash artistike nga më të spikaturat e muzikës shqiptare, u soll mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike, solistët dhe Kori i TKOB-së, nën dirigjimin e Edmond Dokos dhe dirigjentit të Korit, Dritan Lumshi. E veçanta e këtij koncerti ishte edhe pjesëmarrja e Korit të Zërave të Bardhë, përgatitur nga Sonila Baboçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy