Gërmime në nekropolin qendror të Komanit/ Del në pah pasuria arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit

Gërmime në nekropolin qendror të Komanit/ Del në pah pasuria arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit

Çdo ditë e më tepër po del në dritë pasuria e vyer arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit, me vendbanimin e Komanit.

Siç njofton Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, ekspedita kërkimore-arkeologjike që këtë vit u zhvillua gjatë muajit të nxehtë të Korrikut synon vazhdimin e gërmimeve në nekropolin qëndror të Komanit, një prej varrezave më të mëdha mesjetare në vend, por dhe nga më të njohurat në pjesën e Ballkanit perëndimor e që përbën burimin kryesor të të dhënave rreth popullsisë përgjatë shek. VI deri në shek. XIV.

Përmes këtij projekti të dhënat dhe kultura materiale po jep dhe do krijojë mundësinë të mësojmë më shumë për organizimin topografik të varrezës, riteve funerale, paleodemografisë (ushqimit, sëmundjeve, gjenetikës, mobilitetit), kodeve sociale, stadin që kishte arritur, prodhimeve e shkëmbimeve ndërajonale të popullsisë.

Ky projekt i rëndësishëm kërkimor zbatohet dhe mbështetet nga CNRS Paris/Orient et Méditerranée École Française de Rome nën drejtimin e zj. Etleva Nallbani, zj. Elvana Metalla, Instituti i Arkeologjisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë zj. Jocelyne Desideri, Université de Genève dhe DRTK Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy