“Jemi 100% live”, Altin Goci sqarohet pas vdekjes së Aleksandër Lalos

“Jemi 100% live”, Altin Goci sqarohet pas vdekjes së Aleksandër Lalos

Këngëtari Altin Goci, i cili është një nga anëtarët e jurisë të “C’est la Vie”, ka sqaruar komentin e tij në mbrëmjen e spektaklit që u transmetua në kohën kur në media u përhap lajmi i ndarjes nga jeta të kompozitorit Aleksandë Lalo.

Goci shfaqet në emisionin e regjistruar teksa mbështet drejtuesen Marina Vjollca, duke thënë se “jemi 100% live”.

Kjo shkaktoi konfuzion në publik, por vetëm pak minuta më pas në emisionin e lajmeve u saktësua se bëhej fjalë për një emision të regjistruar dhe shprehu dhimbjen për humbjen e Lalos.

Ndërsa sot, Altin Goci ka sqaruar më tej këtë episod.

“Ne fakt kisha vendosur te mos replikoja fare ndaj spekullimeve te rastit ne disa media, jo per gje, por tanime eshte bere si tradite. Nuk doja te replikoja per respekt te profesorit Lalo pasi ne asnje çast nuk dua qe humbja e tij e parakohshme te perdoret per gjera te pavlera.

Po ndjej se kam nje detyrim ndaj miqve te mi te rrjeteve sociale dhe prandaj dua te sqaroj se:

Ajo cfare kam thene une se “gjithcka ketu eshte Live” ne serine e fundit te #C’estlavie I referohet te kenduarit live (jo me play back), orkestres qe eshte e gjitha live perfshire edhe harqet e veglat frymore dhe nuk kishte te bente me regjistrimin e programit.Kjo eshte shume mire e shpjeguar dhe besoj se kuptohet nga te gjithe. Tjeter gje eshte e kenduara live (ze orkester) te ciles une I referohem dhe tjeter gje eshte regjistrimi I programit.

Iken nga kjo bote nje thesar i muzikes shqiptare, dhe pa me dale akoma brenga e kesaj ikje te madhe duhet te merrem me te tilla sqarime, gjera qe nuk kane asnje vlere”, shkruan Altin Goci.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy