Sidorela Vatnikaj, aktiviste, thotë se prekja e burgut të Spaçit do të thotë fshirje e historisë. Në studion e MCN Informacion tha se vendet e kujtesës kolektive nuk mund të bëhen kurban për turizmin.
Unë do ta kisha të paimagjinueshme që në një dhomë të flinin 50 vetë. Por po të shkosh në Spaç e të shohësh thirrjet për ndihmë e lutje nëpër mure, kur sheh shenjat që kanë lënë në oborre. Aty kanë qenë qindra familjarë të tyre që e bënin këtë rrugë të vetëm me kilometra për të ardhur e për t’i takuar. Është kjo ajo që tentohet të fshihet, çfarë ka ndodhur me këta njerëz. Për mua është me rëndësi të kuptohet se asnjëri nga ne nuk është kundër filmit, por ama ne nuk e kemi luksin të bëjmë kurban vendet e kujtesës kolektive për një film apo një grup turistësh.



