
Nicolas Cage do të luajë veten në një film të ri me titullin “Pesha e padurueshme e talentit të madh”. Siç raporton “Deadline”, Cage do të luajë një version të trilluar të vetes në atë që përshkruhet si një gjysmëhistori, për të cilën ai paguhet 1 milion dollarë për të marrë pjesë në ditëlindjen e një fansi të pasur. Sipas skenarit, ai duhet të "bëhet një version i disa prej personazheve të tij më ikonikë dhe më të dashur në mënyrë që të arrijë të largohet nga një situatë gjithnjë e më e rrezikshme".
Tom Gormican dhe Kevin Etten, krijuesit e komedisë paranormale-komerciale “Ghosted” kanë bashkëpunuar për skenarin, ndërsa Gormican pritet të bëjë edhe regjinë.
Në mënyrë të pashmangshme, kjo të kujton komedinë surrealale “Të jesh John Malkovich”, shkruar nga Charlie Kaufman, me regjinë e Spike Jonze. Vetë Cage ka luajtur në një projekt të ngjashëm, “Adaption” në vitin 2002, në të cilën ai është në rolin e një versioni të Kaufman dhe vëllait të tij binjak (që nuk ekziston).



