Legjenda Rock 'n' Roll Chuck Berry ka një album të ri. Regjistrimi u përfundua pak para se Berry të ndërronte jetë në mars të vitit të kaluar në moshën 90 vjeçare.
Berry konsiderohet si një nga muzikantët më me ndikim të Rock'n'Roll, dhe ai filloi regjistrimin e këngëve të albumit të ri në studiot e tij në shtetin amerikan të Misurit menjëherë pas albumi tjetër "Rock It", në vitin 1979, por 10 vjet më vonë, gjurmët u shkatërruan në një studio e cila u përfshi nga flakët dhe ai duhej të rifillonte ri-regjistrimin nga e para, siç shpjegon biri i tij.



