Noel Gallagher, ish-këngëtari i Oasis nxjerr këngë të re

Noel Gallagher, ish-këngëtari i Oasis nxjerr këngë të re

“High Flying Birds” të Noel Gallagher-it ka nxjerrë një këngë të re “Black Star Dancing” para EP*-së me të njëjtin titull dhe që do të dalë në treg digjitalisht më 14 qershor dhe në vinil 12″.

“Black Star Dancing” është kënga më e re e Gallagher-it që nga viti 2017, kur nxori albumin “Who Built The Moon?” (Kush e ndërtoi Hënën?). Muzikanti tha se në të ka kombinuar ndikime nga “David Bowie, INXS, U2, Queen, Indeep dhe ZZ Top”.

“Ndoshta kam parë tepër Top Of The Pops kohët e fundit. Megjithatë, është shumë i mirë, jo se e them unë, këto janë fjalët e Nile Rodgers-it, i cili vërtet kërcente kur e dëgjoi në studio”, u shpreh Gallagher-i.

Më parë, këngëtari kishte thënë se gjithçka po shkruante “tingëllon si “The Police”, “The Cure” ose si të dy grupet bashkë në një”. /sipas Rolling Stone, përgatiti Erina Çoku/

*EP - regjistrim muzikor që ka më shumë se një pjesë, por nuk klasifikohet për një album.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy