TKOB nis vitin artistik me koncertin simfonik “Claviotrio”

TKOB nis vitin artistik me koncertin simfonik “Claviotrio”

Premiera koncertale “Claviotrio” hapi mbrëmjen e djeshme stinën koncertore të muzikës së dhomës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke sjellë një dialog të ngrohtë dhe harmonik mes pianos, klarinetës dhe violës.

Paola Budani në piano, Rodolf Baha në klarinetë dhe Sonila Baha në violë interpretuan tetë pjesë për violë, klarinetë dhe piano nga Max Bruch, premierën botërore të veprës “Moj e bukura more” nga kompozitori Thomas Simaku, si dhe veprën Trio për klarinetë, violë dhe piano nga Jean Françaix.

Tre artistët shqiptarë, të cilët e kanë ndërtuar karrierën e tyre përtej kufijve të vendit, u bashkuan në këtë mbrëmje të veçantë në hollin koncertor të TKOBAP-së, duke ofruar një interpretim të rafinuar dhe emocional.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit e hap vitin artistik me një kalendar të pasur që ndërthur muzikën e dhomës, koncertet simfonike, baletin, operën dhe traditën, duke ofruar një udhëtim të jashtëzakonshëm mes klasikes dhe përjetimit bashkëkohor.

Pas “Claviotrio”, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë koncertin me vepra nga Dvořák dhe Mendelssohn, ndërsa programi i muajit janar vijon me: mbrëmjen festive të 17 janarit “Opera & Ballet Night”, më 19 janar koncertin tradicional “Ku ka si Tirona”, si dhe më 25 janar premierën absolute të veprës “Petite Messe Solennelle” të Gioachino Rossinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy