
Çdo person që ka dëshirë të dhurojë një libër për vajzat apo gratë e dënuara, që vuajnë dënimin e tyre në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, do të mund ta bëjnë këtë tek stenda e ngritur nga Ministria e Drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka bërë të ditur se stenda për grumbullimin e librave të dhuruar, që më tej dot t’u jepen vajzave dhe grave të dënuara, do të jetë e hapur deri në fund të gushtit.
Nismës së IEVP “Ali Demi”, “Dhuro një libër, dhuro një çast lirie”, për dhurimin e librave për vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin i është përgjigjur edhe stafi i Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm, Admir Abrija.
Nga sot deri në 18 gusht në hyrje të Drejtorisë së Përgjithshme, do të ketë një stendë ku mund të dhurohen libra nga stafi civil dhe me uniformë.



