25, 26 korrik/ “Zâ Fest” rikthehet në Kalanë e Rozafës me edicionin e 9-të

25, 26 korrik/ “Zâ Fest” rikthehet në Kalanë e Rozafës me edicionin e 9-të

'Zâ Fest' rikthehet për të nëntin vit radhazi, këtë herë më 24, 25 dhe 26 korrik, në një nga simbolet më të mëdha të kulturës dhe historisë shqiptare, Kalaja e Rozafës në Shkodër.

Për tri net me radhë, zëri që kumbon nga Kalaja do të sjellë artistë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, duke krijuar një skenë unike ku arti modern takon traditën, me emocione, intimitet dhe energji shpërthyese.

Pjesë e këtij festivali do të jenë emra si Armend Rexhepagiqi, Rednex, MC Kresha & Lyrical Son, Casadilego, Petrit Çarkaxhiu, Arbër Agalliu, Lorik Cana, Rafael Hoxhaj etj.

ZA Fest është aktivitet kulturor i përvitshëm, krijuar nga pasioni i artistit Vlashent Sata.

Skenë e këtij eventi është bërë Kalaja e Rozafës, shtëpitë muze në Shkodër, lugina e Thethit etj.

Me muzikën dhe fjalën si bosht dhe si elementë kryesorë që na përfaqësojnë̈, festivali ka për qëllim vetëvlerësimin dhe modelin frymëzues që përshfaq vlerat tona. 

Si aktiviteti më i veçantë kulturor që ndodh në veri të Shqipërisë “Za Fest” bashkon njerëzit jo vetëm nëpërmjet estetikave të ndryshme të artit si muzika, teatri, poezi, etj, por edhe përmes bisedave, ku këmbehen përvoja e vihen në dukje modele të vyera për tu marrë shembull. 

“Za Fest” lindi në 2017 në Theth për të bashkuar njerëzit nëpërmjet rizgjimit dhe rivlerësimit të kulturës sonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy