
Është vetëm 27 vjeçe dhe ka prezantuar në shkurt të 2020-s koleksionin e saj, ku zbulon sensualen tek çdo vajza apo grua. Tashmë Nensi Dojaka është pjesë e listës së 20 dizajnuesve më të mirëpër “LVMH Prize”.
Qëllimi i këtij konkursi është që të ndihmohen dizajnuesit e rinj, jo vetëm që t’i prezantohen publikut të ri, por edhe që të zgjerojnë aktivitetin e tyre apo talentet. Në këtë gjysmëfinale dixhitale do të kenë votat e ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë votat e publikut.

Nga data 6 deri më 11 Prill 2021 për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ky edicion do të mbahet online në faqen e dedikuar lvmhprize.com, ku janë publikuar edhe koleksionet e reja.

Çmimi i LVMH për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Nga data 6 deri më 11 Prill 2021 për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ky edicion do të mbahet online në faqen e dedikuar lvmhprize.com, ku janë publikuar edhe koleksionet e reja.
Për të mbështetur dizajnuesen nga Tirana duhet që të shkoni në numrin 12 dhe ta votoni.
Kush është Nensi?
Nensi Dojaka është një dizajnuese shqiptare e veshjeve për vajzat dhe gratë që jeton dhe punon në Londër. Dojaka u diplomua në programin qendror të Saint Martins për veshjet e grave në 2019-n. Pasi shfaqi koleksionin e saj si pjesë të shfaqjes së Universitetit LFË, ajo fitoi vëmendje të konsiderueshme nga industria, duke rezultuar në një koleksion kapsulë menjëherë pas diplomimit.

Dojaka bëri debutimin e saj të parë në një Javë Mode në vitin 2020 me koleksionin e saj Vjeshtë-Dimër 20. Për koleksionin Pranverë/Verë 21, Dojaka u zgjodh për programin e mentorimit nga Alessandro dell’Acqua x Tomorroë.

Më pas, ajo arriti të siguronte 23 aksionistë pas 3 sezonesh. Ajo gjithashtu ka bërë edhe koleksionin e fundit Vjeshtë/Dimër 21.
Stili i Nensit
Vajza me orgjinë nga Tirana ka sjell në botën e modës një frymë të re avangarde. Koleksionin e saj të fundit ajo e përshkruan me tre fjalë: vitet 90’, të fuqishëm, ‘soft’ dhe preciz.

Në veshjet e saj ka një ndërthurje mes trendeve të viteve ’90, por që njëkohësisht ndihet shumë sikur i përkasin të tashmes, pasi ajo frymëzohet edhe nga realiteti i sotëm.
Përmes kontrasteve, koleksioni i Nensit jep shumë vetëbesim, por diku mund të ndjesh brishtësi kundrejt ashpërsisë.

“Kush është blerësi yt”, u pyet në një intervistë për Forbes, Nensi u përgjigj: “Një grua me vetëbesim që nuk ka frikë të duket ndryshe dhe të thyejë atë paramendimin e një ‘veshjeje’ të bukur”.
Çmimi LVMH
Fituesi i Çmimit LVMH do të marrë 300,000 € dhe një program mentorimi 1-vjeçar nga një anëtar i ekipit LVMH. Shpërblime të tjera përfshijnë Karl Lagerfeld / Çmimin Special të Jurisë i cili ofron një 150,000 € dhe një mentor. Tre të diplomuar të shkollës së modës 2020 ose 2021 dhe shkollat e tyre gjithashtu do të marrin secilin një grant prej 10,000 € dhe mundësinë për të kaluar një vit në studion krijuese të Shtëpisë së Grupit LVMH.
LVMH është një konglomerat luksoz francez i formuar nga bashkimi i shtëpisë së njohur të modës Louis Vuitton dhe kompanisë së verërave dhe pijeve alkoolike, Moët Hennessy. Kompanitë që janë pjesë e saj veç, Louis Vuitton, janë Dior, Fendi, Bulgari, etj.



