Aktori dhe regjisori Laert Vasili thotë se pas përfundimit të Big Brother tani ka filluar Big Brother i madh, pasi e njohin dhe i flasin të gjithë në rrugë, duke qenë vazhdimisht i vëzhguar.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu zgjedhjen e tij për të qenë më i qetë dhe planet e tij për vijimin.
I kisha premtuar mami Rebekës se në Big Brother nuk do bëja acarime, sherre, i kisha bërë premtime se nuk do hidhja ndonjë shishe fluturuese. Në një reality show duhen thënë gjëra për të krijuar situata, por nuk mund të thuash gjëra të pavërteta.
Mamaja më priste në shtëpi kur dola nga Bigu. Mamaja më thotë se nuk e kuptoj pse bëjnë njerëzit kështu për ty. Mami është mësuar që nga 20 vitet e Athinës, që ta njihnin si nëna e Laertit. Mund të isha shumë më aktiv, por zgjodha të isha më i qetë.
Unë kam shprehur për rezultatin, se këtë donte shoqëria shqiptare. Çdo popull ka shembujt që meriton, udhëheqësit që meriton.
Unë kam dalë shumë i fituar nga ajo eksperiencë. Ajo e gjitha ishte një sprovë që më mësoi se si të ruaja qetësinë.
Edhe kur jam kthyer në studio jam fokusuar më shumë te analiza se sa te debati dhe për këtë i jam mirënjohës Big Brother.
Ai u ndal edhe te vdekja e gazetarit Artur Zheji, mik i tij, duke zbuluar edhe takimin e fundit me të, ku diskutuan gjatë për emisionin që pritej të niste.
Jemi takuar dhe kemi ndenjur diku te shtatë orë bashkë për nisjen e emisionit, të mërkurën. Ai të enjten u nis për në Sarandë, të shtunën erdhi lajmi.
Humbja është e madhe, një nga mendjet më të ndritura të vendit. Ai njeri kishte krijuar një ekip shumë kompakt që punonin të gjithë bashkë.
Për nder të asaj pune që ka bërë në vazhdimësi për aq vite, jam në bisedime me njerëz që dëshirojnë të vazhdojmë një emision në një ekran të caktuar brenda shtatorit.
Ndër të tjera zbuloi edhe filmin ku luan ai dhe moderatorja Krisa Caushi, duke thënë se në 16 tetor do të jetë premiera e filmit.
Ata që bëjnë kritika për çuna si Drilon Hoxha që vetëfinancohet, nuk duhet të bëjnë kritika fare. Ata që presin të marrin paret e shtetit dhe të bëjnë filma me paret tona, nuk e kuptoj pse duhet të ndodhë. Me Valbonën është mbyllur gjëja aty. Vazhdoj të jem single.



