
Qershori është një muaj festimi, reflektimi dhe proteste. Teksa njerëzit në mbarë botën janë veshur me ngjyrat e ylberit për të festuar Krenarinë dhe për të nderuar 50-vjetorin e trazirave të Stoneëall, ngjarjet përkujtimore në të gjithë botën nderuan jetët e humbura 75 vjet më parë në D-Day dhe 30 vjet më parë në sheshin “Tiananmen”. Muslimanët kremtuan fundin e Ramazanit dhe italianët pavarësinë e tyre. Ndërkohë, qindra mijëra banorë të Hong Kongut marshuan në rrugë për të protestuar ndaj një projektligji për ekstradim; Haitianët vazhduan në muajin e pestë të mospajtimit për të rrëzuar presidentin e tyre; kryengritja e Sudanit kaloi gjysmë viti. Në Rusi, imazhet e një ariu të humbur dhe të uritur u përhapën nëpër internet, ndërsa turizmi mbërriti në qytetin fantazëm të Pripyat, Ukrainë. Këto janë 20 nga fotografitë më mbresëlënëse të muajit qershor:
Një ari polar i mënjanuar u vu re teksa sillej vërdallë në periferinë e qytetit industrial siberian të Norilsk në 17 qershor. Në shkurt, zyrtarët në Novaya Zemlya shpallën gjendjen e jashtëzakonshme kur rreth 50 arinj polare u shpërngulën në arkipelag dhe ambientalistët paralajmëruan se nëse akulli i detit Arktik shkrihet, më shumë kafshë do të dalin në kërkim të ushqimit në jug. Fillimisht u supozua se ariu kishte humbur prej qindra milje largësi, por specialistët më vonë përcaktuan se gëzofin i tij ishte shumë i pastër për të bërë një udhëtim të tillë dhe se mund të ishte liruar nga njerëzit.
Dy gra u fotografuan duke bërë një selfie në plazhin e Kapalo Talo në Pattani, Tajlandë, më 5 qershor, gjatë festimeve të Eid al-Fitr, fundi i Ramazanit, një muaj agjërimi, lutjeje dhe reflektimi për muslimanët.
Seul më 1 qershor, pjesë e festivalit të përvitshëm të Kulturës Queer. Dhjetëra mijëra mbështetës LGBTQ + morën pjesë në paradën, e cila rritet çdo vit, pavarësisht demonstratave kundër LGBTQ +.

Një djalë i ri sudanez u fotografua duke recituar një poemë rreth revolucionit, i ndriçuar nga telefonat celularë të njerëzve që e rrethonin në Khartoum më 19 qershor. Demonstruesit në të gjithë vendin po kërkojnë një qeveri civile pas heqjes së ushtrisë së presidentit autokratik Omar al-Bashir në prill. Protestat u goditën përsëri në kryeqytet pasi forcat e sigurisë vranë së paku 100 vetë në një kamp proteste.

Më 12 qershor, tre ditë pas protestave më të mëdha në Hong Kong në të paktën 15 vjet, një grua u fotografua duke medituar përpara policisë së trazirave jashtë selisë së qeverisë. Demonstruesit po protestojnë kundër një projektligji të propozuar që do të lejonte ekstradimet në Kinë.

Dy parashutistë u fotografuan në një fushë në Sannerville, Francë, më 5 qershor, ndërsa 280 parashutistë morën pjesë për të përkujtuar 75-vjetorin e uljeve të Normandisë.

Parada Pride e Los Angeles u zhvillua në Ëest Hollyëood të Kalifornisë, më 9 qershor. Ky vit shënon 50 vjet që nga trazirat e Stoneëall në qytetin e Nju Jorkut, dhe 49 vjet që kur parada e Parë “Pride” u zhvillua në Shtetet e Bashkuara.
Hiri vullkanik u ngrit në qielli teksa mali Sinabung në Karo, Indonezi, shpërtheu në 9 qershor. Vullkani ka pasur rritje të aktivitetit që nga viti 2010.

Nxënësit u fotografuan duke ecur me drerët e egër në Nara, Japoni, më 6 qershor. Parku i drerëve miqësorë të Naras tërhoqi më shumë se 2 milionë vizitorë në vitin 2017, por për këtë ka pasur shqetësim në rritje për ndikimin mjedisor të turizmit. Nëpërmjet një autopsie u zbulua që një bjë dre i gjetur pranë një pike turistike kishte mbi 7 kilogramë plastikë në stomak.

Një demonstrues u fotografua duke ngritur armët gjatë një proteste në Haiti më 9 qershor duke bërë thirrje për dorëheqjen e Presidentit Jovenel Moise. Mijëra haitianë kanë dalë në rrugë për të denoncuar Moise, i cili akuzohet se ka përvetësuar miliona dollarë nga një fond i subvencionuar nga Venezuela, i paracaktuar për të ndihmuar banorët më të varfër të vendit.

Më 4 qershor, ditën e dytë të vizitës treditore të Presidentit Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë një proteste masive u shfaq balona efamshme që e përshkruante presidentin amerikan si një fëmijë portokalli.

Njësia e shfaqjes aerobatike të Forcave Ajrore Italiane, e quajtur "Frecce Tricolori", bëri një shfaqje ajrore mbi Romë gjatë festimeve të Ditës së Republikës Italiane më 2 qershor, duke bërë me tymin modelin e flamurit italian.

Studentët ngritën flamujt e tyre në një ceremoni kombëtare më 17 qershor në Xinjiang, Shanxi, për të festuar 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Më 19 qershor, turistët rusë në veshjet tradicionale të Koresë së Veriut u fotografuan duke pirë cigare në Phenian.

Më 17 qershor, Syeda Falak, kampione ndërkombëtare karateje e muslimanëve indianë, demonstroi manovrat e vetëmbrojtjes për studentet e shkollës së vajzave në Hyderabad, Indi.

Tomatina, festivali vjetor për luftën e domates në Sutamargan, Kolumbi, më 2 qershor.

Më 7 qershor gjatë turneut të Pripyat, Ukrainë, vizitorët u fotografuan, në zonën e përjashtimit të Çernobilit. Pas serialit televiziv të HBO-së numri i turistëve që vizitojnë qytetin fantazmë është dyfishuar.

Më 2 qershor, artisti Spencer Tunick organizoi një fotografim të njerëzve lakuriqë jashtë Facebook-ut dhe Instagram-it në Manhatan për të protestuar ndaj ndalimit të thithkave të gjirit të femrave në fotografi.

Një vigjilje qirinjsh u mbajt në Parkun Viktor të Hong Kongut më 4 qershor për të përkujtuar 30-vjetorin e masakrës së Sheshit Tiananmen në Pekin në vitin 1989.

Një balerin performon belly dancing në Stamboll, ku veprimtaria LGBT po rritet.
/Artsy, përgatiti Erina Çoku/



