16-17 shtator/ “Tumankuqja” çel sezonin artistik të Ansamblit Popullor në TKOB

16-17 shtator/ “Tumankuqja” çel sezonin artistik të Ansamblit Popullor në TKOB

Tumankuqja" është premiera që do të çelë ndryshe Sezonin e ri Artistik për Ansamblin Popullor në TKOB, bazuar në origjinalitetin e këngëve, valleve e kostumeve të krahinës së Çamërisë.

Prej ditësh në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit e Ansamblit Popullor, vazhdojnë provat e shfaqjes më të re që do të vihet në skenën e këtij teatri, nesër më 16 shtator.

Me Vallen Çame të mjeshtrit të koreografisë, Panajot Kanaçi, Ansambli Popullor do të sjellë hijeshinë e “Tumankuqes” më 16-17 shtator, ora 20:00.

Sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti është shprehur se, “Tumankuqja” është premiera që do të çelë ndryshe sezonin e ri artistik për Ansamblin Popullor, bazuar në origjinalitetin e këngëve, valleve e kostumeve të krahinës së Çamërisë.

Këto xhevahire trashëgimie do të ngjiten në skenën e TKOB-së, jo vetëm nga Orkestra, Grupi i Valleve dhe Grupi Koral i Ansamblit Popullor, por edhe nga solistët e Ansamblit Popullor: Denisa Gjezo, Adela Bezhani, Malvina Likaj, Raimond Kllogjeri, Avni Miraka dhe Aranit Hoxha.

Shfaqja do të ketë dhe të ftuar specialë si Enkelejda Alushi dhe Hysni Alushi, Altin Malo dhe Grupi i Valleve të të Rinjve të Çamërisë, nën drejtimin e Puen Bajramit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy