“Super Trouper”, ekspozita e ABBA-ve në Londër (FOTO)

“Super Trouper”, ekspozita e ABBA-ve në Londër (FOTO)

Një retrospektivë e sukseseve të ABBA-s, grupit pop të famshëm suedez të adhuruar në të gjithë botën, mund të quhet ekspozita e re e hapur në Londër të Anglisë: "ABBA: Super Troupers The Exhibition". Në të paraqiten objekte dhe materiale si: artikuj personalë, fotografi, disqe të arta, që përfshijnë periudhën që nga Eurovizioni i vitit 1974, ku ata triumfuan me "Waterloo", duke vijuar me sukseset e tjera.

Një admirues i madh i ABBA-s ka dhuruar për ekspozitën qindra sende të mbledhura për më shumë se 40 vjet, duke përfshirë jastëkë, shalle, medaljone, e madje edhe dekorime për Krishtlindje.

"E kam të turbullt kujtimin e tyre kur fituan Festivalin e Eurovizionit, por kur në vitin ‘75 doli “I do, I do. I do”, më zuri veshi diçka unike: intro-n me saksofon, atëherë e lidha njërën me tjetrën. Që atëherë, fillova të blej pa u ndalur...", u shpreh Andrew Boardman, 56 vjeç.

Grupi muzikor “ABBA”, i përbërë nga anëtarët Ulvaeus, Benny Andersson, Agnetha Faltskog dhe Anni-Frid Lyngstado, u njoh botërisht, pasi fitoi Eurovizionin e vitit 1974. Suksesi i tyre vijoi në vitet 1970- 1980, me hite, si:  "Dancing Queen", "Mamma Mia" dhe "Thank You for the Music". /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy