Panairi i Librit, Kalemaj: Ka rënë niveli i leximit, letërsia e pasuron gjuhën

Panairi i Librit, Kalemaj: Ka rënë niveli i leximit, letërsia e pasuron gjuhën

Politologu Ilir Klaemaj në MCN Live ka komentuar lidhur me risitë që ka sjellë këtë vit Panairi i librit për të cilin renditi disa kritika.

Ai tha se si lexues ka vënë re që mungon përkthimi i mirë dhe redaktimi i shumë veprave, ndërsa bëri me dije se ka rënë niveli i leximit. Sipas tij bazamenti është shumë i rëndësishëm për të edukuar një qytetar të paktën të jenë lexues shumë të mirë.

E para ajo që të bie në sy është përkthimi jo cilësor e një pjese të mirë të veprave që ju mungon redaktimi cilësor që reflektohet te lexuesi si bezdi. E dyta është mungesa e kritikës mirëfilltë letrare dhe në vend që të quhet kritikë letrare, ka nisur të quhet lëvdatë letrare. Pra nuk ka shkallë ndarëse sot për të diferencuar një autor të mirë. Pra këtu të gjithë dalin dhe thonë kemi zbuluar autorë të mëdhenj si Markes etj.

Një tjetër gjë që bie në sy është se ka rënë niveli i leximit, 18% e shqiptarëve nuk lexonin fare. Në fakt është e kundërta nëse këtu ka 18% e shqiptarëve që lexojnë 36 libra në vit ne jemi në garë me Islandën, por në fakt nuk është e vërtetë, ajo që dua të them është se sondazhet nuk duhen marrë të mirëqena. E mirëqenë është se sa shpenzojmë për të blerë libra dhe jop vetëm në ditët e panairit, aty vetëm një pakicë e vogël blejnë libra. Kemi parë dhe ndodnjë kolegun tuaj nga bota e gazetarisë që botonte libra dhe nuk kishte lexuar asnjë libër vetë.

Më tej ai shtoi se natyrisht nuk është se libri i daljes së firmave të reja lexohet më pak në fakt lexohet më shumë, por sipas tij librat sot janë më të trashë dhe më te dendur dhe problemi është se ka një distraksion shumë të madh, ndërsa theksoi se letërsia e pasuron gjuhën.

Ajo që është problem në Shqipëri është analfabetizmi emocional. Është e vërtetë që ata që dalin mësues janë nxënësit më të dobët. Tjetra në të gjithë botën ka revista që lidhen me recenca shkencore letrare. Një nga revistat e mia të preferuar është Book Review dhe ti aty lexon librat më të mirë në SHBA dhe Evropë që u bëhet një reçencë e mirë shkencore, aty s’ka fjalë lëvdate aty, por çfarë sjell të reja dhe debate.

Faktet alternative, post të vërteta janë një nga debatet që bëhen më shumë sot. Çfarë është botuar dikur në një shekull sot botohet në më pak se një muaj. Bazamenti është shumë i rëndësishëm për të edukuar një qytetar të paktën të jenë lexues shumë të mirë. Letërsia e imponon gjuhën, por gjuha e teksteve shkollore apo shkresave zyrtare ka nevojë për redaktorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy