Alis në skenën e Eurovizionit me të ëmën? Çfarë pritet të ndodhë në Vjenë me Shqipërinë

Alis në skenën e Eurovizionit me të ëmën? Çfarë pritet të ndodhë në Vjenë me Shqipërinë

Pak para nisjes drejt Vjenës, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, Alis ishte i ftuar i Ermal Peçit në programin “Më prit të dielën” në MCN TV. Mes emocioneve, por edhe dëshirës për ta prekur nga afër skenën magjike, Alis tregoi se po punohet maksimalisht për performancën e Shqipërisë. 

 

Ai i tregoi Ermalit se është dorëzuar gjithçka që do të shohim në skenë, ndërkohë që foli edhe për prezencën e së ëmës gjatë performancës.

 

Mos më pyet mua, mos u merr me zhurmat online. Nuk e di pse doli, nga doli, por jo, mami nuk do të jetë me mua në skenën e Eurovizionit. Do të jem vetëm unë në skenë.

 

Pas daljes së saj në videoklipin zyrtar të këngës, Alis tregoi se si e ëma tashmë njihet në përditshmërinë e saj dhe sa shumë gëzim i dha pjesëmarrja në videoklip. Ajo që nuk dinim ishte fakti se sa stres dhe shqetësim i kishte shkaktuar këngëtarit një ditë para xhirimeve të klipit.

 

U morëm me gjithçka për klipin, e kisha marrë të mirëqenë që do vinte në klip. Një ditë para e mora në telefon dhe i thashë: ‘Mam, nesër xhirojmë’, më tha: ‘Jo, nuk vij’. U shokova,”- tregoi Alis, atë që tani duket si shaka, por në ato çaste pothuajse i ndaloi zemra nga përgjigjja.

 

Edhe pse Shqipëria nuk është e favorizuar nga sondazhet europiane, Alis u shpreh entuziast për kalimin në finale dhe për një performancë sa më dinjitoze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy