
Raperja australiane e ka parë si kërcënim me lajmin se derrkucja e animuar më e parapëlqyera e fëmijëve ka hedhur në treg një album.
Dikur ishin Beatles ndaj Rolling Stones. Pastaj ishte Blur ndaj Oasis. Tani industria e muzikës është gati për një rivalitet të ri shkatërrues: Iggy Azalea ndaj Peppa Pig.
Muajin e kaluar, raperja australiane njoftoi hedhjen në treg të albumit të saj të ardhshëm “In My Defence”, në kopertinën e të cilit ajo është e ulur pas një makine me gjak që i del nga koka. Albumi del të premten.
Këtë javë, llogaria zyrtare e Peppa Pig në Twitter njoftoi se derrkucja Peppa e serisë televizive për fëmijë, gjithashtu do të nxjerrë një album të premten.
Azalea retweeted postimin e Peppa Pig, e tronditur se si një derrkuce në dukje e pafajshme po rrënon lavdinë e saj. Mbaroi gjithçka tani, thotë Azalea.
Peppa Pig postoi një gif të saj të veshur me një kurorë dhe vallëzimi para një pasqyre, shoqëruar nga suksesi i Azalea-s, “Fancy”. Azalea e vazhdoi duke postuar në Twitter kërcënimin: "Do të jesh një mëngjes të veçantë".
Është pa asnjë ekzagjerim, një luftë e vërtetë.
Kush do të fitojë? Vështirë të thuash. Azalea është yll i madh i mediave sociale, me 13.2 milionë ndjekës në Instagram, kurse Peppa ka vetëm 157 000. Megjithatëë, nuk ka diskutim për perandorin e Peppas. Ajo është një markë botërore me vlerë 1.4 miliardë dollarë, kurse e Azaleas mendohet të jetë 4.8 milionë.
Ndoshta mënyra më e mirë për të gjykuar këtë është cilësia e muzikës që secili prodhon - por kjo do të përfshinte në fakt dëgjimin e saj... Ta lëmë barazim? /The Guardian, përgatiti Erina Çoku/



