Nis digjitalizimi i mbi 400 objekteve, pasuri kulturore në vend

Nis digjitalizimi i mbi 400 objekteve, pasuri kulturore në vend

Ka nisur puna për digjitalizimin e mbi 400 objekteve të vlerësuara si pasuri kulturore, që janë sekuestruar nga operacione të ndryshme policore.

Lajmi, është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja sipas të cilit laboratori, krahas digjitalizimit të objekteve trashëgimi kulturore të sekuestruara gjatë operacioneve të përbashkëta me policinë e shtetit, do të shërbejë edhe për digjitalizimin e objekteve që do t’i nënshtrohen restaurimit, e që sot gjenden në muze dhe site arkeologjike.

Implementimi i teknologjisë së avancuar, të metodave RTI dhe 3D, në Njësinë Kombëtare për Digjitalizimin e Trashëgimisë Kulturore, projekt i mbështetur nga AADF “Të fuqizojmë muzetë përmes teknologjisë”, ofron mundësinë jo vetëm për një dokumentim më të mirë të objekteve, por ndihmon në identifikimin e thelluar të elementeve, detajeve të fshehura apo prejardhjen e tyre duke ruajtur identitetin digjital të trashëgimisë së vyer kulturore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy