Zbulohet në Bulqizë varri i parë monumental romak në Shqipëri

Zbulohet në Bulqizë varri i parë monumental romak në Shqipëri

Një zbulim i rrallë arkeologjik është bërë së fundmi në fshatin Strikçan të Bulqizës, ku është identifikuar varri i parë monumental i periudhës romake në territorin e Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili  njofton se ky zbulim është realizuar gjatë projektit kërkimor-shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, të udhëhequr nga Instituti i Arkeologjisë.

Monumenti varror ka përmasa 9 metra me 6 metra, me një dhomë funerare 2.4 metra të lartë, dhe përmban elementë të rrallë arkitektonikë dhe epigrafikë. Ajo që e bën këtë zbulim edhe më të veçantë është një mbishkrim bilingual (latinisht dhe greqisht), i cili i dedikohet të ndjerit Gelliano dhe perëndisë Jupiter.

Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës.

Varri, i konceptuar me tre ambiente (dhomë varrimi, paradhomë dhe shkallare monumentale), ka ruajtur pjesë të inventarit arkeologjik: enë qelqi, objekte kocke, armë, si dhe fragmente tekstili të thurura me fije ari, dëshmi e statusit të lartë të të ndjerit.

Strukturat e sipërme sugjerojnë se monumenti ka pasur tipologjinë e një mausoleumi, duke e bërë këtë zbulim të pazëvendësueshëm për studimin e prapaktokës romake në Shqipëri.

Për shkak të rëndësisë së veçantë, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me DRTK Tiranë dhe në koordinim me Institutin e Arkeologjisë, do të ndjekin procedurat për vendosjen në mbrojtje paraprake të këtij siti arkeologjik, bën të ditur ministri Blendi Gonxhja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy