16 vite organizim/ Ambasada: “Tetori gjerman 2022” këtë herë me moton “Përndritje”

16 vite organizim/ Ambasada: “Tetori gjerman 2022” këtë herë me moton “Përndritje”

Për të 16-tën herë radhazi, edhe këtë vit në Shqipëri do të zhvillohen javët gjermano-shqiptare të kulturës, në kuadër të Tetorit Gjerman 2022.

Ambasada Gjermane në Tiranë, njoftoi sot për kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të Tetorit Gjerman 2022, që nis më 29 tetor.

“Së bashku me partnerë të shumtë organizojmë tashmë për të 16-in vit radhazi Javët e Kulturës Gjermano-Shqiptare”, njoftoi Ambasada Gjermane.

Këtë vit Tetorin Gjerman e kemi vendosur nën moton „Përndritje“. Në këtë mënyrë dëshirojmë të hedhim dritë mbi aspekte të ndryshme të kulturës së vendeve tona dhe të sjellim në “dritën” e skenës artistë dhe projekte kulturore gjermano-shqiptare.

Ndërsa deri në fund të tetorit do të zhvillohet një program i larmishëm aktivitetesh në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, që përfshijnë veprimtari për prezantimin e librave, performanca kërcimi, filma artisti, ekspozita fotografike, shfaqe teatrale e lexim letrar.

Ambasada Gjermane njofton se programi i plotë i aktiviteteve gjeni në faqen e internetit: www.tetori-gjerman.com, në rrjetin social Facebook tek “Ambasada Gjermane Tiranë”. 

Javët Gjermane të Kulturës, zhvillohet në Shqipëri që prej vitit 2007.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy