Letërsia për fëmijë, Kasaj: Çmimi që më motivoi të vijoja të shkruaja

Letërsia për fëmijë, Kasaj: Çmimi që më motivoi të vijoja të shkruaja

Flori Kasaj rrëfeu në studion e MCN Informacion rrugëtimin e tij në fushën e botimeve për fëmijë. Autori i katër librave, një prej të cilëve është vlerësuar me çmim, Kasaj tha se të rinjve u duhen dhënë më shumë mundësi për të botuar.   

 

E kam botuar librin e parë më 7 mars 2022. Ky libër mori çmim në panairin e librit në Prishtinë. Më pas erdhi “Andrushi dhe festa magjike”, i shkruar në shqip dhe anglisht. 

Në profesion jam mësues i fizikës, pra kam formimin tim psiko-pedagogjik. Kjo më ka lehtësuar sa i përket shkrimit. 

U duhen dhënë më shumë mundësi të rinjve për të rritur numrin e botimeve për fëmijë. 

Librin nuk mund ta shohim si diçka fitimprurëse. Unë në çdo titull kam parë që kam sjellë një risi, një vlerë, duke pasur parasysh se ata janë lexuesit e të ardhmes. 

Nëse nuk do të isha mbështetur në librin e parë dhe nëse nuk do të fitoja çmim nuk do të isha sot në këtë panel. Ka plot të rinj që shkruajnë dhe e duan letërsinë nuk e gjejnë rrugën për të botuar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy