03-07 nëntor/ Letërsi, filma, muzikë dhe kulinari në ‘Javën e Kulturës Spanjolle’

03-07 nëntor/ Letërsi, filma, muzikë dhe kulinari në ‘Javën e Kulturës Spanjolle’

Në kuadër të Javës së Kulturës Spanjolle, prej sot e deri më 7 nëntor, në Tiranë dhe Gjirokastër, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, një nismë që synon të sjellë më afër publikun shqiptar me artin, gastronominë dhe traditat e Spanjës.

Aktivitetet nisin sot me dy ngjarje kulturore të veçanta, promovimin e librit “Anatomia e një çasti” të shkrimtarit Javier Cercas, përkthyer në shqip nga Bashkim Shehu, dhe performancën e flamenkos nga balerina e njohur Lucia La Bronce, që do të mbahet në Katedralen Ortodokse të Tiranës.

Gjatë datave 4, 5 dhe 6 nëntor, Qendra e Artit “Agimi” do të presë një cikël filmash të përzgjedhur të kinematografisë spanjolle, duke sjellë për publikun shqiptar disa nga produksionet më të vlerësuara të viteve të fundit.

Kultura spanjolle do të shpaloset edhe përmes degustimeve dhe eksperiencave gastronomike. 

Më 5 nëntor, kantina e njohur “Emilio Moro” do të zhvillojë një degustim verërash në restorantin “Kope”, nën drejtimin e Teresa Aumesquet, drejtoreshë komerciale për Evropën. 

Më 6 nëntor, në restorantin “Gjeli i Pazarit”, do të organizohet mbrëmja “Vamos de Tapeo”, e dedikuar tapas-ve tradicionale spanjolle, të shoqëruara me birrë dhe sangria. Pjesëmarrja kërkon rezervim paraprak.

Java e Kulturës Spanjolle do të përmbyllet më 7 nëntor, në Qendrën “UNED” në Gjirokastër, me koncertin e kitaristit Denis Bizhga, themelues dhe drejtor artistik i “Albania International Guitar Festival”, përmes veprave të Francisco Tárrega dhe Isaac Albéniz..
Java e Kulturës Spanjolle do te jetë një javë ku arti, muzika, shija dhe historia ndërthuren për të krijuar një përvojë të paharrueshme spanjolle.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy