
Një ekspozitë me vepra të realizuara nga dëshmorët e Luftës Nacional-Çlirimtare, u çel sot në hapësirat e Qendrës Kombëtare së Librit dhe Leximit, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit.
Ekspozita e titulluar “Arti i Luftës” dhe ka në përmbajtjen e saj vizatime dhe fotografi me vepra të realizuara nga dëshmorët e Luftës Nacional-Çlirimtare
Mbi 300 vizatime që tregojnë kulturën e madhe të figurave qendrore të Luftës Nacional-Çlirimtare, vijnë nën kujdesin e Mehmet Gëzhillit.
Ekspozita vjen në hapësirat e QKLL, dhe do të qëndrojë e hapur për publikun, duke iu shtuar axhendës së ngjeshur të aktiviteteve të parashikuara edhe në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë-Shqipëri.




