
Scarlett Johansson, 34 vjeç, kryeson listën e aktoreve më të paguara të “Forbes” për të dytin vit, por është e teta në listën e përgjishme të aktorëve.
Të ardhurat prej 56 milionë dollarësh e rendisin pas aktorit Adam Sandler.
Ajo fitoi 15.5 milionë dollarë më shumë sesa në vitin 2018, falë suksesit të “Avengers: Endgame”.
Aktorja Sofia Vergara është e vetmja femër tjetër që futet në listën e përgjithshme.
Në fillim të kësaj jave, Dëayne Johnson u shpall si aktori më i paguar i 12 muajve të fundit, duke bërë 89.4 milion dollarë (73,6 milion £) sipas renditjes vjetore të fundit nga ekspertët financiarë.
Të gjitha 10 aktoret më të mira fituan mbi 20 milionë dollarë këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar kur vetëm dy të parat Johansson dhe Angelina Jolie e fituan këtë shumë.
Emra të tjerë për 10 vendet e para të këtij viti përfshijnë Mila Kunis, Julia Roberts, Cate Blanchett, Melissa McCarthy dhe Gal Gadot.
Lista e Forbes e aktoreve më të paguara në botë 2019:
Scarlett Johansson - 56 milionë dollarë
Sofia Vergara - 44.1 milionë dollarë
Reese Witherspoon - 35 milionë dollarë
Nicole Kidman - 34 milionë dollarë
Jennifer Aniston - 28 milionë dollarë
Kaley Cuoco - 25 milionë dollarë
Elisabeth Moss - 24 milionë dollarë
Margot Robbie - 23.5 milionë dollarë
Charlize Theron - 23 milionë dollarë
Ellen Pompeo - 22 milionë dollarë /BBC/



