Erik Lloshi në një rrëfim për “Zgjohu me MCN”: Baladat e dashurisë janë pjesë e shpirtit tim

Erik Lloshi në një rrëfim për “Zgjohu me MCN”: Baladat e dashurisë janë pjesë e shpirtit tim

I njohur prej vitesh si një nga zërat më të dashur të baladave shqiptare, Erik Lloshi ishte i ftuar këtë mëngjes në programin “Zgjohu me MCN”. 

Ai ndau me publikun momente nga karriera, nostalgjitë muzikore dhe mendimet e tij për festivalet në Shqipëri.

Shumica e këngëve të mia kanë një histori reale pas tyre. 

Shpesh janë tekste të vërteta, të frymëzuara nga ndjesi dhe përjetime personale. Publiku i ka pritur gjithmonë shumë mirë

Kënga “Ajo është ajo”, është ndër baladat më të ndjera që ka realizuar.

Është një dedikim i sinqertë, një këngë që më kthen pas në kohë. Ka qenë ndër momentet e para të karrierës sime, që nga mosha 21-vjeçare. 

Kam punuar me kompozitorë të njohur dhe kam rreth 12 materiale të përbashkëta. 

Kjo ka qenë një kohë e bukur për mua, një shkollë që nuk mësohet në asnjë institucion, sidomos falë bashkëpunimit me Threedots, e në veçanti me Flori Mumajesin.

Duke folur për tregun muzikor në Shqipëri dhe Kosovë, Lloshi vuri theksin te vlera e performancave live dhe përkushtimi artistik. 

Ne jemi një grup i vogël këngëtarësh që këndojmë live, në Shqipëri dhe Kosovë. Sipas mendimit tim, Shqipëria ka artistë shumë të mirë. Kemi funksionuar mirë, me energji të pastër dhe pasion, pa u fokusuar gjithmonë te përfitimet financiare.

 Kemi marrë pjesë në shumë evente edhe pa pagesë, sepse për ne muzika është mbi gjithçka tjetër.

Sa i takon festivaleve muzikore, Lloshi ndalet te pjesëmarrjet e tij në skenat shqiptare dhe ndjen keqardhje për disa prej tyre. 

Këtë vit doja të merrja pjesë në Kënga Magjike, por nuk arrita të realizoj atë që doja. 

Ndërsa sa i përket Festivalit të fundvitit, kisha një këngë me temë sociale, që trajtonte çështjen e abortit. Më erdhi keq që nuk kaloi në finale, sepse ishte një material që fliste për diçka shumë të thellë.

Megjithatë, pjesëmarrja në festivale është një emocion më vete për çdo artist. Nuk kam hatërmbetje. E pranoj edhe humbjen, ashtu siç pranohet fitorja. Një artist i mirë nuk ndalet nga një refuzim-përkundrazi, e kthen atë në motivim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy