Festa e traditës në Kurbin/ Panairi i përvitshëm mbledh fermerët dhe artizanët

Festa e traditës në Kurbin/ Panairi i përvitshëm mbledh fermerët dhe artizanët

Tradita, mikpritja dhe shijet autentike të kuzhinës vendase u bënë bashkë në Panairin e Kurbinit, një aktivitet që solli në vëmendje pasuritë kulturore, prodhimet bujqësore dhe potencialin ekonomik të kësaj zone.

 

Aktiviteti mblodhi dhjetëra fermerë, agropërpunues dhe artizanë vendas, të cilët prezantuan produktet e tyre unike. 

 

Vizitorët patën mundësinë të njihen nga afër me prodhimet sezonale, veshjet popullore dhe punimet e ndryshme me dorë. 

 

Një vend të veçantë në këtë festë zunë gatimet tradicionale, të cilat përcollën trashëgiminë e pasur kulinare të Kurbinit.

Gjatë vizitës në panair, Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, vlerësoi punën e komunitetit dhe theksoi se resurset e zonës po kthehen në një motor të rëndësishëm zhvillimi.

 

Ky panair është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme. 

 

Përveç promovimit të vlerave kulturore, aktiviteti shërben si një urë lidhëse dhe treg i hapur që krijon mundësi reale fitimi për fermerët dhe prodhuesit lokalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy