
Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelit, artisti i njohur turko-kanadez Atanur Dogan, ka dhuruar për Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një pikturë kushtuar Heroit Kombëtar në nder të datës së lindjes së tij, 6 maj 1405.
Kjo pikturë është realizuar gjatë edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit që po mbahet në Tiranë.
Festivali i Akuareli sjell në Shqipëri 200 artistë nga 40 shtete, të cilët ekspozojnë punimet e tyre në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dhe Galerisë së Artit të Tiranës.
Punimet do të qëndrojnë të hapura për publikun deri më 14 maj 2022.
Ky aktivitet organizohet nga Shoqata Kulturore Vizart me mbështetjen e bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.



