
Akademiku ynë Ismail Kadare zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Lajmi bëhet i ditur nga letra që presidenti i akademisë, akademiku Dragan k. Vukčević, i ka dërguar Kadares.
Në letër thuhet se është nderi dhe kënaqësia ime t’ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, jeni zgjedhur anëtar i huaj.
Më tej Vukčević i shkruan Kadaresë se me autoritetin dhe punën tuaj profesionale, do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e akademisë.
“Është nderi dhe kënaqësia ime t’Ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor, 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale, do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”, shkruan në letër Dragan k. Vukčević.



