
Kremrat e diellit bëhen “armiq” të detit në kontakt me ujin, veçanërisht pas ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, ato lëshojnë gjurmë të metaleve dhe të përbërësve inorganikë duke rrezikuar që të ndikojnë në ekosistemin detar me pasoja ende të panjohura. Paralajmërimi bëhet nga disa studiues spanjollë nga Universiteti i Cantabria-s. Rezultatet janë publikuar në revistën “Science Science & Technology”. /Ansa/



