Ndërron jetë ish-bass baritoni i TKOB-së, Agim Quku

Ndërron jetë ish-bass baritoni i TKOB-së, Agim Quku

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka njoftuar sot për ndarje nga të solistit Bass-Bariton, Agim Quku.

Agim Quku u lind në Shkodër më 22 mars 1939. Në vitin 1967, pas përfundimit të studimeve të larta, emërohet solist në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Për një periudhë 20-vjeçare (1967-1987) ai interpretoi me nivel dhe cilësi të lartë artistike mbi 15 role në opera si “Berberi i Seviljes”, “Goca e Kaçanikut”, “Toka jonë”, “Vjosa”, “Carmen”, “La Traviata”, ku shquhej jo vetëm për zërin e tij, por edhe për lojën e shkëlqyer skenike.

Ai ka marrë pjesë edhe në filmin “Karnavalet”, duke interpretuar me zërin dhe lojën e tij bindëse rolin e prefektit. Pjesëmarrës në 10 festivale të këngës në RTSH, ai është nderuar 4 herë me çmime të dyta dhe të treta, si dhe pjesëmarrës në koncertet e majit.

TKOB, veçon punën e ish-bass baritonit Quku edhe në aspektin krijues për veprimtaritë artistike.

Ai është autor i një numri të madh shkrimesh, rreth 400 artikuj kritikë dhe analiza për shfaqje dhe artistë të veçantë, të botuara në kohë të ndryshme në shtyp.

Pusho me engjëjt, Artist i Madh!

Ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe miqve.

Nga viti 1987 deri në vitin 1992, kur doli në pension, Agim Quku punoi si Përgjegjës i Degës së Programacionit dhe Propagandës në Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy