Eurodeputetja Von Cramon pas anulimit të festivalit “Sunny Hill”: Gabim strategjik i qeverisë së Kosovës

Eurodeputetja Von Cramon pas anulimit të festivalit “Sunny Hill”: Gabim strategjik i qeverisë së Kosovës

Festivali muzikor “Sunny Hill”, i cili po pritej të mbahej në Prishtinë, është anuluar dhe do të organizohet në Tiranë.

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka shprehur keqardhje, për mosorganizimin e festivalit Sunny Hill në Kosovë.

Eurodeputetja është shprehur se ky është një gabim strategjik, pasi organizimi i Sunny Hill promovon Kosovën.

Ajo, po ashtu, beson që faji i takon Qeverisë së Kosovës për mosorganizimin e këtij festivali kulturor,

Më vjen shumë keq kur shoh që Festivali SunnyHill nuk do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është një gabim strategjik pasi sjell njerëzit në Kosovë dhe promovon rininë e saj.

Qeveria e Kosovës duhet të kishte siguruar që Sunnyhill 2022 të zhvillohej në Prishtinë dhe shpresoj se do të kthehet atje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy