U rikthehen vizitorëve e besimtarëve/ Në Vlorë përfundojnë restaurimet në shtatë monumente kulture, kategoria I

U rikthehen vizitorëve e besimtarëve/ Në Vlorë përfundojnë restaurimet në shtatë monumente kulture, kategoria I

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë të ditur sot për media një listë monumentesh të kulturës në Vlorë, të cilat i janë rikthyer vizitorëve e besimtarëve pas punimeve restauruese të kryera në to.

Për Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, ka qenë një sezon i ngarkuar për restaurimin dhe si rrjedhojë të shtatë monumentet kulturore të kategorisë I, i janë vizitorëve dhe besimtarëve.

Një sezon i ngarkuar pune për Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Vlorë për mirëmbajtjen, restaurimin dhe konsolidimin e monumenteve të kulturës.

Falë punës së përditshme i janë kthyer vizitorëve dhe besimtarëve 7 monumente të kategorisë I.

Bëhet fjalë për monumentet:

Banesa me dy peristile në Parkun Arkeologjik të Finiqit;

Kisha e “Shën Mërisë” në fshatin Malçan të Bashkisë Finiq;

“Puset e Vjetra” në fshatin Dhrovjan të Bashkisë Finiq;

Kisha e “Shën Mëhillit” në fshatin Kostar të Bashkisë Finiq;

Kisha e “Shën Janit” në Bashkinë Delvinë;

Muri rrethues i kishës së “Shën Mërisë Kameno” në Bashkinë Delvinë;

Porta e kishës së “Shën Kollit” në Fshatin Mesopotam.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy