ASH, konferencë shkencore në 80-vjetorin e akademikut Luan Starova

ASH, konferencë shkencore në 80-vjetorin e akademikut Luan Starova

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka organizuar sot  veprimtarinë shkencore kushtuar veprës krijuese e studimore të akademik Luan Starovës, në 80-vjetorin e lindjes.

“Luan Starova – akademiku, shkrimtari i shumëgjuhësisë” ishte tema e kësaj veprimtarie, në të cilën mbajti një fjalë përshëndetëse edhe akademik Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave.

Gjinushi theksoi se Luan Starova që në krye të herës zgjodhi të bëjë emër si krijues në Paris, ku ai nisi karrierën shkencore me mbrojtjen e doktoratës, dhe 50 vjet më pas kjo kryeqendër e kulturës botërore e vlerësoi me çmimin më të lartë të Francës në letërsi, “Margaret Yourcenar”.

Gjinushi e cilësoi Starovën, “një model të rrallë të harmonizimit të fuqisë krijuese me dinjitetin njerëzor”.

“Në historinë e letrave kombëtare shqiptare, por edhe në ato botërore, shumë rrallë ka ndodhur që studiuesi dhe krijuesi të bashkëjetojnë tek i njëjti, siç mund të përmendnim Mjedën, Camajn dhe Besim Bokshin. Luan Starova është një prej atyre rasteve fatlume që suksesi i shkrimtarit dhe ai i studiuesit ia kanë shtuar ndriçimin njëri-tjetrit”, tha Gjinushi.

Gjinushi tha se “Starova është shkrimtari më i vetëpërkthyer në historinë e letërsisë shqipe, shkrimtari i një letërsie trigjuhëshe, shqip, frëngjisht e maqedonisht, çka e rendit emrin e Starovës ndër të paktët shkrimtarë shqiptarë të vetë përkthyer, si De Rada e Fan Noli”.

“Çka është më e rëndësishmja, Luan Starova shkruan me të njëjtën shije e cilësi në të tria këto gjuhë, aq sa i ka vënë në vështirësi studiuesit, që nuk munden të përcaktojnë se cila ndër këto gjuhë është e para. Akademizmi shqiptar i detyrohet shumë dhuntisë krijuese të Luan Starovës po aq sa edhe cilësive të shkëlqyera njerëzore të karakterit të tij”, shtoi ai.

Gjinushi tha se “letërsia dhe studimet e Luan Starovës duhet të përfshihen sa më parë në programet universitare. Çdo letërsi e popujve të Ballkanit dhe të Europës do ta kishte quajtur veten me fat ta trajtonte këtë trashëgimi të tij si të vetën”.

Ndërmjet viteve 1970-2020, Luan Starova ka 151 tituj veprash letrare dhe studimore të botuara në 299 publikime si autor, përkthyes, përshtatës dhe introduktues. Librat e tij janë në shërbim të lexuesit në 3452 biblioteka publike dhe universitare në botë në gjashtë gjuhë të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy