Kalaja e Rozafës u kthye në skenën verore të Shkodrës, teksa festivali “Dua Fest” i dha jetë një mbrëmje unike ku tradita u bashkua me muzikën moderne.
“Shkodra Elektronike” ndezi atmosferën, ndërsa kori iso-polifonik i jugut e pasuruan më tej natën.
Eventi kulmoi me performancën e Alban Skënderajt, duke mbushur kalanë si rrallëherë më parë.



