Ekspozitë për Ditën e Verës/ Arkivat sjellin imazhe të festave të ndryshme ndër vite

Ekspozitë për Ditën e Verës/ Arkivat sjellin imazhe të festave të ndryshme ndër vite

Dita e Verës erdhi hareshëm në kryeqytet dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka bërë të ditur se nuk ngurroi t’i bashkohej kësaj feste.  

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Promovimit të Qytetit (Bashkia Tiranë), DPA-ja ka prezantuar një ekspozitë fotografike, e cila shpalos pamje nga festimet e zhvilluara në Tiranë me rastin e Ditës së Verës dhe të festave të ndryshme.

Në shesh, në pikëtakimin e organizimeve të shumta për këtë ditë festive, dashamirës të artit dhe të kulturës, si edhe qytetarë të shumtë, patën mundësinë të vrojtonin imazhe nga kryeqyteti, nga aktivitete shoqërore (mbjellje fidanesh), nga zhvillimi i karnavale të vitit 1922, nga festime të ndryshme me veshje tradicionale, si edhe nga lojërat e mbajtura. Mes të pranishmëve, gjendej edhe muzikanti Rik Buneci, i biri i një prej protagonistëve të fotove të përzgjedhura, Stavri Bunecit.

Ky aktivitet vjen në kuadër të angazhimit të pandërprerë të DPA-së në promovimin e pasurisë dokumentare dhe fotografike të kombit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy