Vdes në moshën 64-vjeçare kitaristi i rok grupit Red Hot Chili Peppers

Vdes në moshën 64-vjeçare kitaristi i rok grupit Red Hot Chili Peppers

Në moshën 64-vjeç, ka vdekur kitarsti i rok grupit ‘Red Hot Chili Peppers’, Jack Sherman, i cili ishte shfaqur në skenë me debutimin e albumit nga ky grup.

Sherman, i cili iu bashkangjit grupit në turneun e parë në SHBA në vitin 1984, po ashtu bashkëpunoi në shkrimin e teksteve të këngëve për albumin e tyre të dytë.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, raporton BBC.

Sherman kishte zëvendësuar kitaristin dhe një nga anëtarët themelues të grupit, Hillel Slovak, në dhjetor të vitit 1983. Slovak ishte rikthyer në grup në vitin 1985, kur Sherman ishte larguar.

Megjithatë, Sherman vazhdoi kontributin e tij në albumet tjera të grupit, ashtu si bashkëpunoi me artistë të mëdhenjë si, Bob Dylan dhe George Clinton.

Megjithatë Sherman nuk u përfshi fare kur anëtarët e tjerë të bandës Red Hot Chili Peppers u vendosen në “Rock and Roll Hall of Fame” në vitin 2012. Ai kritikoi vendimin, duke i thënë revistës Billboard se ai do të duhej të ishte pytur për tu përfshirë në të dhe se ndihej "i çnderuar ".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy