TKOB çel sezonin artistik me baletin “Antikiteti modern”

TKOB çel sezonin artistik me baletin “Antikiteti modern”

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka hapur sezonin artistik të baletit mbrëmë me vënien në skenë të shfaqjes “Antikiteti modern”.

Spektatorët kanë ndjekur suitën nr. 3 të aries së mrekullueshme të Respighi-t dhe Pulcinella-ën e kompozitorit Igor Stravinsky.

 Koreografët e shfaqjes ishin Enada Hoxha dhe Gerd Vaso dhe përveç trupës së baletit, në shfaqje përcollën emocione të veçanta edhe këngëtarët lirikë Suada Gjergji, Xhieldo Hyseni dhe Matias Xheli, ka bërë të ditur në rrjete sociale TKOB.

Shumë duartrokitjet të merituara shkuan për koreografët e TBOB, Enada dhe Gerd Vaso, për tre artistët tanë lirik, Suada Gjergji, Xhieldo Hyseni dhe Matias Xheli që përcollën emocione të veçanta me talentin e tyre, si dhe për trupën e mrekullueshme të baletit që e zotëruan skenën në mënyrë dinjitoze, veshur me kostumet e krijuara nga muza e kostumografes së TKOB-së, Dea Bejleri.

Dirigjenti i shfaqjes ishte Marco Mancusi nga Spanja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy