Ewan McGregor rikthehet si Obi-Wan në “Star Wars”

Ewan McGregor rikthehet si Obi-Wan në “Star Wars”

Ewan McGregor ka njoftuar ndjekësit e tij se do të rimarrë rolin e tij "Star Wars" si Jedi Master Obi-Wan Kenobi në një seri të "Disney".

McGregor befasoi turmën në prezantimin e Walt Disney Co D23 Expo, u prit me brohoritje dhe duartrokitje. Aktori skocez tha se ishte i lehtësuar që më në fund mund të zbulonte se do të kthehej në rol.

"Kanë kaluar katër vjet duke thënë "e po, nuk e di", kurse tani mund të them “po, ne do ta bëjmë atë”, tha McGregor para turmës.

McGregor luajti versionin më të ri të mjeshtrit Jedi në tre filmat e "Star Wars" duke filluar me "Phantom Menace" të vitit 1999.

Xhirimet e serialit pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, tha Presidenti i “Lucasfilm”, Kathleen Kennedy. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy