104-vjetori i lindjes së piktorit Ibrahim Kodra/ 125 punime të artistëve italianë dhuratë për Fondacionin

104-vjetori i lindjes së piktorit Ibrahim Kodra/ 125 punime të artistëve italianë dhuratë për Fondacionin

Në kuadër të 104-vjetorit të lindjes së piktorit të madh  Ibrahim Kodra në galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës u hap një ekspozitë të veçantë me 125 vepra të artistëve italianë, miq e bashkëkohës të piktorit, të cilët kanë dhuruar nga një vepër në shenjë respekti për kontributin e mjeshtrit shqiptar me përmasa botërore.

Në çeljen e ekspozitës ishte e pranishme edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila tha se “Ibrahim Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht dhe të gjithë ne jemi krenarë që një personalitet i tillë është pikërisht nga Durrësi”.

Në kuadër të këtij përvjetori, 20 nxënës të shkollave të mesme të qytetit kanë ekspozuar pikturat e tyre me tematikën “Ibrahim Kodra në sytë tanë”.

Gjimnazistëve pjesëmarrës në aktivitet ju dha një certifikatë mirënjohjeje.

Emri dhe krijimtaria Ibrahim Kodrës është e lidhur ngushtë me pikturën.

Rreth 6 mijë vepra mbajnë autorësinë e tij, por vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy