Një shqiptare shpallet Miss New York-u

Një shqiptare shpallet Miss New York-u

Një vajzë shqiptare nga qyteti i Pukës por që jeton në SHBA është shpallur mbretëreshë e bukurisë së qytetit të New York-ut.

 

Eventi në fakt ka ndodhur më herët. Vajza quhet Serena Bucaj e cila ka qenë e ftuar e programit mjaft të ndjekur në televizionin Fox 5: Good Day New York.

 

Drejtuesit e emisionit natyrisht e kanë pyetur për shqipërinë dhe shqiptarët, për të cilët Serena ka dhënë një imazh mjaft pozitiv.

 

Ajo do të përfaqësojë shtetin e New York-ut në konkursin mis SHBA 2016.

 

Gjatë intervistës u pyet edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Moderatori përmendi si shqiptarin më të njohur në New York Nino Selimaj, pronarin e restorantit të famshëm Nino’s. Serena ia kthen se shumë prej restoranteve të famshme me ushqim Italian në New York kanë shefa dhe pronarë shqiptarë.

 

Përtej batutave, emisioni ishte një sukses dhe Serena Bucaj, një bukuri shqiptare do të përfaqësojë shtetin më të famshëm të SHBA-së në konkursin për kurorën e më të bukurës së Amerikës.

 

A do ta ketë Serena këtë fat? Mirë është të shpresojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy