Muzeu Kombëtar promovon studimin për Anton Pashkun

Muzeu Kombëtar promovon studimin për Anton Pashkun

Muzeu Historik Kombëtar promovoi sot, librin “Hejza e Pashkut” me autor Behar Gjokën. Kjo veprimtari u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Buzuku” në Prishtinë.

Studiues dhe autorë të ndryshëm që morën fjalën në promovim, Abdullah Zeneli, Vjola Isufaj, Namik Dokle dhe Pandeli Koçi u ndalën në vendin e rëndësishëm që zë vepra letrare e Anton Pashkut, në letërsinë bashkëkohore shqipe. Po ashtu, ata theksuan veçanësinë e kësaj vepre në rrafshin estetik, sidomos në prozën e gjatë dhe të shkurtër, po edhe në dramatikën e lëvruar prej tij, si një kontribut në komunikimin me pjesën tjetër të letrave shqipe.

Vepra e gjerë letrare e Anton Pashkut, pavarësisht formës së përveçme estetike, zhanreve dhe tipeve letrare, përbën një realitet unik tekstesh, që zbulohet pambarimisht vetëm nga leximet dhe rileximet e tyre.

Sipas studiuesit Behar Gjoka, është e pashpjegueshme që shkrimtari Anton Pashku nuk është pjesë e programeve tona mësimore, pasi ende trajtohet si një shkrimtar i “jashtë kufijve”.

“Hejza e Pashkut” është një përpjekje serioze e Gjokës për të hetuar dhe nxjerrë në pah vlerat estetike të këtij shkrimtari modern, që meriton të zërë vend në një nga kulmet e bashkëkohësisë së letrave shqipe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy