Pse ditën e varrimit të Viktor Hygosë u mbyllën të gjitha bordellot e Parisit

Pse ditën e varrimit të Viktor Hygosë u mbyllën të gjitha bordellot e Parisit

Victor Hugo mbetet një prej autorëve më të famshëm në histori. Shkrimtari dhe poeti francez, i cili la pas vepra të tilla si “Të Mjerët” dhe “Katedralja e Parisit”, pati një karrierë letrare vërtet spektakolare. Por Hugo thuhet se ishte i dhënë edhe pas seksit, aq sa ditën kur vdiq, u mbyllën të gjitha shtëpitë publike të Parisit, sepse prostitutat shkuan ta përcillnin në banesën e fundit.

I lindur në vitin 1802, fëmijë i një gjenerali në ushtrinë e Napoleonit dhe gruas së tij, Hugo u rrit me dashurinë për të shkruar përpara se ta kthente atë pasion në profesionin e tij. Duke shkruar në stilin e romantizmit, ai pati një karrierë 60-vjeçare. Që nga vdekja e tij në 1885, shumë nga veprat vazhdojnë të lexohen gjerësisht dhe janë bërë musical dhe filma.

Hugo u martua me gruan e tij Adele, shoqe e fëmijërisë dhe kolege shkrimtare, në vitin 1822. Ata nuk u ndanë deri ditën që Adele vdiq në 1868. Duke qenë se Hugo kishte një oreks të fuqishëm seksual dhe pasi gruaja e tij pati pesë aborte brenda tetë viteve të para të martesës së tyre (ata patën edhe katër fëmijë gjatë kësaj kohe), ajo u tërhoq nga intimiteti me të.

Të dy partnerët kishin shkelur kurorën në disa raste, por vendimi i Adele shënoi një kthesë tjetër për jetën seksuale të Hugo-së. Shkrimtari mendohet se ka pasur një numër të madh aferash – ndërkohë që mbeti një vizitor i rregullt i bordellove të zonës. Ai mund të ketë pasur 200 ose më shumë të dashura në jetën e tij, megjithëse numri i vërtetë mund të mos merret vesh kurrë.

Oreksi seksual i Hugo-së dukej i pangopur, pasi ai kërkonte takime me gra të të gjitha moshave dhe prejardhjeve. Ato mund të ishin prostituta, aktore, shërbëtorë në shtëpinë e tij dhe admiruese të punës së tij. Ai kishte obsesionin e të shkruarit vazhdimisht, veçanërisht ndërsa shijonte detajet e takimeve të tij të shumta seksuale. Për të shmangur që shkrimet e tij pornografike të binin në duar të gabuara, ai përdori një sistem kodesh ku zëvendësoi me përpikëri fjalët më pikante me fjalë ose emërtime të tjera. Për shembull, ai i quajti gjinjtë "Suisses" për shkak të famës që ka Zvicra për prodhimin e qumështit. Ai përdori gjithashtu shkurtesën latine të osc. për të treguar puthjet. Ditarët e tij të shumtë ishin të mbushur me detaje sekrete por të paligjshme të përvojave të tij seksuale.

Hugo kishte një ego të shëndetshme. Ai mburrej se grave u dukej i parezistueshëm. Dhe kjo mund të ketë qenë e vërtetë, sepse ishte shumë bujar me to. Aventurat e tij seksuale u kombinuan me pasionin për shkrimin dhe u bënë mënyra e tij e jetesës. Në ditarin e aferave, ai detajon tetë takime të ndryshme seksuale që pati në katër muajt e fundit të jetës, para se të vdiste në vitin 1885, në moshën 83-vjeçare.

Megjithëse Hugo kishte kërkuar në mënyrë specifike që të varrosej si njeri i varfër, atij iu bë një funeral shtetëror që tërhoqi më shumë se dy milion njerëz në kortezhin funeral në Paris. Karvani që ndiqte arkivolin niste nga Harku i Triumfit dhe përfundonte në Panteon. Ai u varros në një kriptë që tani e ndan me legjendat e tjera të letërsisë franceze, Alexandre Dumas dhe Emile Zola.

Graham Robb shkroi në vitin 1998 në librin “Victor Hugo: Një Biografi”, që policia pariziene konfirmoi se shtëpitë publike të qytetit u mbyllën për t’u lejuar punëtoreve të tyre të merrnin pjesë në funeralin e tij - që sigurisht ishte një ngjarje e madhe kombëtare. I njëjti burim tregon se prostitutat e mbuluan zonën intime me copë të zezë, si nderimi i fundit për klientin e tyre të rregullt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy