
Ed Sheeran ka bërë turne vazhdimisht që nga viti 2017 dhe raportohet se po planifikon të marrë një pushim të gjatë.
Sipas “The Sun”, këngëtari njoftoi të hënën gjatë turneut të fundit në Ipsëich, Angli se ky do të ishte e fundit e tij për njëfarë kohe.
“ Ky është koncerti im i fundit për ndoshta 18 muaj."
Ai gjithashtu vuri në dukje se ka luajtur në të gjithë botën për një publik të gjerë.
" Në të gjitha vendet e mrekullueshme, Amerika, Zelanda e Re, Australia, Azia, Amerika e …kam luajtur për nëntë milionë njerëz në mbarë botën. Turneu më i madh që është bërë ndonjëherë".



