
Seriali i radhës origjinal i Amazon.com Inc "Carnival Row", do t'i përfshijë shikuesit e tij në një botë fantazmë të epokës viktoriane, ku krijesat mitike detyrohen të largohen nga atdheu i tyre dhe të jetojnë në mënyrë të fshehtë përkrah njerëzve.
Seriali dramatik prej tetë episodesh paraqet Cara Delevingne si një zanë të mërguar përballë Orlando Bloom, i cili luan një detektiv njerëzor që përpiqet të zgjidhë një varg vrasjesh të frikshme në zonë. Dyshja kanë një lidhje nga e kaluara.
"Është një histori dashurie. Një triller noir me kthesa të papritura që hulumtonn dashurinë dhe dinamikën e marrëdhënieve njerëzore", tha Delevingne në një intervistë përpara premierës së shfaqjes në Hollywood.
Bloom, i cili në premierë kaloi në tapetin e zi me të fejuarën Katy Perry, e përshkroi shfaqjen si "një tenxhere shkrirëse e më të mirave dhe më të këqijave të njerëzimit".
Seriali u filmua në Pragë në një set për të cilin Bloom tha se ishte aq i detajuar sa edhe disa filmat e tjerë më të mëdhenj përfshirë këtu serialin "Zoti i unazave".
Tetë episodet e sezonit të parë nga "Carnival Row" do të shfaqen në “Amazon Prime Video” në 30 gusht. Skenari është i bazuar në një histori të shkrimtarit Travis Beacham. /Reuters/
Amazon tashmë ka porositur edhe një sezon të dytë.



